GREQI- Greqia i heq nënshtetësinë greke kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo (Gjergji) Goro. Vendimi është firmosur nga ministri i brendshëm grek, Panos Skurletis muajin e kaluar dhe tashmë është botuar edhe në fletoren zyrtare.

Athina zyrtare thotë se vendimi bazohet në nenin 17 të ligjit për shtetësinë, sipas të cilit shtetësia greke hiqet në rastet kur personi që jeton në një vend të huaj, vepron pro atij vendi dhe kundër interesave të Greqisë.

jorgo goro 1

Burimet thonë se për këtë vendim ka ndikuar ai që njihet “Lobi i Himarës”, një rrymë ekstremiste që kundërshton dialogun e barabartë mes dy vendeve sovrane dhe që i kërkon Athinës të mbajë qëndrime radikale në çështjet dypalëshe.

Sipas mediave greke, vitet e fundit të qëndrimit të tij në bashkinë e Himarës, z.Goro, shumë herë ka ndërhyrë në vendimet dhe veprimet që godasin interesat thelbësore të emigrantëve grekë në rajonin e Himarës në të drejtat kombëtare, të pronësisë, të komunitetit apo ato fetare. Duke kulmuar me vendimin për prishjen e Kishës së Shën Athanasit dhe 18 shtëpive në qendër të qytetit.

(i.ç/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb