Futbollisti i Kombëtares, Eros Grezda, ka gjetur golin e parë me skuadrën e tij të re, Osijek.

Në takimin miqësor të zhvilluar në Slloveni kundër kampionëve të Kosovës, Trepçës, Grezda u tregua vendimtar teksa realizoi golin e vetëm në minutën e 66-të.
osijek-trepca-89-470x264

grezda1-470x836
Të dy skuadrat ndodhen në Slloveni për t’u përgatitur për garat Europiane teksa nisin fushatën kualifikuese që në fazën e parë të “Uefa Europa League”.

Mesfushori kuqezi pas paraqitjeve të mira me Lokomotivën e Zagrebit kaloi tek skuadra tjetër kroate, Osijek, e cila mund t’i mundësojë lojtarit mundësi shumë më të mira për të ardhmen.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: