Shumë zhurmë për asgjë. Spekulimet për të ardhmen e Griezman marrin fund me kontratën e rë që francezi nënshkroi sot me Atletico Madridi-n. 25-vjeçari ka zgjatur marrëveshjen me ‘madrilenët e vegjël’ për 5 vitet e ardhsme duke e çuar bashkëpunimin ndërmjet tyre deri në 2022.

Lajmi është konfirmuar në një mënyrë të pazakontë nga futbollisti i cili kërkoi falje publike për deklaratat e tij kohë më parë që linin të kuptohej një largim të mundshëm nga “el colchoneros”.

“Gjëja e parë që dua të bëj është të kërkoj falje njerëzve që kanë keqkuptuar deklaratat e mia, ndoshta jam shprehur keq, ose ndokush ka dashur të kërkojë tituj ku nuk kishte të tillë.

Por që nga momenti kur kam ardhur këtu, kam dhënë gjithçka për klubin tim, shokët e mi dhe stafin teknik. Jam shumë i lumtur që do të kthehem edhe për një tjetër sezon me të gjithë ju”, ishin fjalët e Grizman.

Sulmuesi francez kishte deklaruar në të kaluarën se objektivi i tij ishte të luante në një skuadër me të cilën të fitonte trofe dhe shumëkush mendoi se ky ishte mesazhi i lamtumirës së tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb