Ekipet më të mira në Europë ishin vënë në kërkim të futbollistit të Atletico Madrid, Antoine Griezman, por ‘betejën’ për të nënshkruar me francezin e ka fituar Manchetser United.
26-vjeçari i kishte mohuar zërat e merkatos sa herë i ishte dhënë mundësia, por në një intervistë për francezen “Quotidien”, Griezman është pyetur nga gazetari se sa janë shanset që ai të nënshkruaj për Mançester United.
“Shanset janë 60 %. Unë do të bëj zgjedhjen time brenda dy javësh” – ishte përgjigjja e numrit 7 të Atletico-s.
Duket se bluza bardhëkuqe mesfushorit me tipare sulmuese i rrinte ‘ngushtë’ dhe për këtë arsye ka zgjedhur të nënshkruajë për një klub me emër në Europë ku kërkon të demonstrojë aftësitë e tij.
Lajmin e konfirmuar edhe gazetari Gianluca Di Marzio i cili është një ekspert në merkaton e transferimeve dhe rrallëherë dështon në parashikime.
(e.k/BalkanWeb)