Antuan Griezman vitet e fundit ka bërë diferencën me At. Madrid dhe jo më kot, pavarësisht se vetë francezi e mohon, ekipet më të mëdha europiane do vërsulen për të siguruar shërbimet e lojtarit në merkaton e verës.

Në një intervistë për “The Larguero” sulmuesi rrëfeu gjithçka, për objektivat që sipas tij janë të arritura, për të ardhmen, dëshirën për skuadrën që preferon të fitojë “Champions-in”, e mbi të gjitha për “Topin e Artë” që e dërgon në duart e Buffoni-t.

A e patë ndeshjen e Real Madridit ndaj Celta? Po, pati shumë gola. Kjo ishte një fitore e merituar për Real Madridin. Titulli i La Liga-s është në duart e tij tashmë dhe nuk mendoj se do të dështojë.

Ju është dashur kohë për t’u ulur në një tryezë me Ronaldon dhe Messin, si finalist për “Topin e Artë”, vitin e shkuar…
Përfundimi i treti në garën për “Topin e Artë” më ndihmoi, por pjesa më e vështirë është qëndrimi në të tilla nivele konkurrueshmërie. Në vitin 2016 kam humbur një titull.
Antoine-Griezmann-Haircut-2016_01
Çfarë vlerësimi keni për sezonin në mbyllje? Bilanci është shumë i mirë, pavarësisht se nuk kemi fituar tituj. Ne i kemi përmbushur objektivat e klubit. Shkuarja në gjysmëfinale të Champions-it është sukses, pavarësisht fillimit të keq të një pune të mirë.

A është e vështirë për ta harruar dështimin në finalen e Ligës së Kampionëve? Realisht ishte e vështirë për të kapërcyer mbi finale e sezonit të kaluar të Champions-it, por ne kemi mësuar të insistojmë përsëri. Finalja e Milanos ishte e vështirë për t’u hedhur pas krahëve, na ka dhembur shumë.

Simeone është një trajner që po lë gjurmë tek Atletico Madrid… Diego është një trajner i madh. Ai kërkon nga të gjithë lojtarët që të përmirësohen nën urdhrat e tij. Ndonjëherë në trajnim nuk flet dhe ne pyesim veten se çfarë po ndodh…

A e shihni gjatë këtu? Përderisa punon me kaq pasion mund të flasim edhe për një vullnet të vërtetë. Kam besim se do të qëndrojë gjatë.
14839985422253
Po veten, e shihni sërish pjesë të Atletico Madrid? Unë jam shumë rehat këtu. Tani, Miguel Ángel do të bisedojë me agjentin tim. Personalisht dua vetëm ta gëzoj këtë moment, nuk po bëj plane për nesër. E dua trajnerin dhe shokët e mi të skuadrës. Jam ende tek Atletico Madrid, sepse jam i lumtur si ditën e prezantimit tim.

Kush është Curry dhe LeBron James i La Liga? Cristiano është James LeBron, ndërsa Messi është Curry.

Kush preferoni të jetë fituesi i Ligës së Kampionëve? Champions-in mendoj se do ta fitojë Juventusi, kështu që zgjidhim edhe çështjen e “Topit të Artë”, duke ia dhënë Buffonit.

Çfarë mendoni për Jan Oblak? Oblak është ndër tre portierët më të mirë në botë.

A është më mirë për të humbur në gjysmëfinale apo në finale? Natyrisht, më dhemb më shumë kur humb një finale.

E ardhmja juaj a varet nga vazhdimësia e Simeones? Jo, e ardhmja ime tek Atletico Madrid nuk është e lidhur me të ardhmen e “Cholo”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb