Grimeri personal i Kim Kardashian, Mario Dedivanovic nuk e ka fshur kurrë origjinën e tij shqiptare, madje duke mësuar dhe femrën më të famshme në botë të flasë shqip.

Por këtë herë Make Up Artist i Kardashian është shfaqur me flamurin shqiptar në krah. Mario shihet në plazh me një peshqir që ka si figurë simbolin e shqiptarëve, duke i shtuar dhe një zemër fotos.

Ai ka zgjedhur një nga plazhet e Malit të Zi për të kaluar pushimet dhe sigurisht figurën më të bukur në botë.

mario

Kaq është dashur që ndjekësit e tij të ‘shpërthejnë’ në lavdërime për grimierin e Kim.
Mario është shqiptar me prejardhje nga Mali i Zi, por nuk heziton asnjeherë të tregojë origjinën e tij.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb