TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon për gjykim kërkesën për shtetasin Tomorr Zeqo, i akuzuar për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.
Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri, në mesnatën duke u gdhirë data 04.08.2014, ka dhunuar fikizisht bashkëshorten e tij, Mimoza, dhe e ka detyruar të pijë fostoksinë, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare, me bazë dyshimin e tradhtisë bashkëshortore. Nga veprimet proceduriale, rezulton se i pandehuri e ka detyruar Mimozën të pijë lëndën helmuese rreth orës 2 pas mesnate dhe, pavarësisht kërkesave të saj për ta dërguar në spital, ai nuk ka pranuar deri në orën 6 të mëngjesit.
Më pas, ai ka njoftuar të afërm se bashkëshortja e tij është sëmurë, me qëllim për ta dërguar në spital. Rreth orës 7 të mëngjesit, në spital kanë shkuar edhe familjarët e Mimozës, e cila u ka treguar se gjendja e saj ishte pasojë e dhunës fizike dhe fakti që ishte e detyruar të pinte lëndë helmuese nga bashkëshorti. Pas rreth gjysmë orë nga ky rrëfim, rreth orës 7.30 të mëngjesit ajo ka vdekur si pasojë e helmimit.
(ma.ar/BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb