Kryeministri Rama ishte sot në Himarë ku mbajti takimin përmbyllës të fushatës atje. Teksa Rama po fliste para banorëve, një grua i ka ndërprerë fjalën.

“Je nipi ynë Edi Rama!”, ka thënë ajo. “E di që jam nipi juaj”, i është kthyer kryeministri. “Ti ke frikë se harroj?!”.

“Rilindja urbane që ka nisur këtu në qendër të Himarës do të shtrihet në çdo pjesë të saj. Dhe Himara vetë do të jetë më e lidhur me territorin e saj historik që falë reformës territoriale u konsolidua. Himara është një mrekulli natyrore, ne duhet ta kthejmë në një instrument zhvillimi ekonomik e social. Himara sot nuk është më ajo e para 4 viteve,” tha ndër të tjera Rama.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb