TIRANE- Zbardhen detaje nga ngjarja që ndodhi mbrëmjen e djeshme tek ‘Unaza e re’ në Tiranë, ku një grua kërcënoi se do të hidhej nga kati i 8-të i një pallati.

Mësohet se rreth orës 23: 40, gruaja ka hipur në lartësi dhe për gati 30 minuta terrorizoi familjarët dhe banorët e zonës. Por pas negociatave dhe ndërhyrjes së forcave policore, gruaja, identiteti i të cilës nuk dihet, ka zbritur.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se gruaja kishte ndërmarrë këtë akt ekstrem pasi kishte probleme pronësie. Sakaq, të tjera detaje pritet të zbardhen.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb