MAQEDONI– Kreu i VMRO-DMPNE në Maqedoni, Nikolla Gruevski është shprehur se platforma shqiptare është bërë në Shqipëri dhe ketë e ka konfirmuar edhe partia shqiptare në Maqedoni Lëvizja Besa. Gjatë një interviste për televizionin shtetëror kroat, Gruevski insiston se partitë shqiptare në Maqedoni kanë platformë politike nga Shqipëria.

“Platforma e partive shqiptare është jo Kushtetuese, pasi përmban kushte që i ka thurur një shtet tjetër nën mbështetjen e një kryeministri i shtetit tjetër, Edi Rama. Kjo është vërtetuar dje edhe nga një parti pjesëmarrëse në këtë deklaratë, Lëvizja Besa e cila thotë se e gjithë ideja dhe gjithë platforma ka qenë nën mbikëqyrje nga një shtet tjetër, Republika e Shqipërisë”-tha ish-kryeministri Nikolla Gruevski për televizionin kroat HRT1.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/NGruevski/videos/10155028917787716/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: