MAQEDONI– Kreu i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski ka thënë se nuk do tërhiqet nga posti i liderit të kësaj force politike pavarësisht nga rezultatit në zgjedhje.

“Unë nuk planifikojnë të tërhiqem nga posti i liderit. Ne në zgjedhjet e fundit fituam më shume vota në Maqedoni dhe kemi borxh ndaj të gjithë qytetarëve të cilët na përkrahën dhe na votuan që ne të vazhdojmë të luftojmë për një të ardhme më të mirë të Maqedonisë”-ka thënë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës në Institutin për Film në Ohër.

Ai gjithashtu ka vënë në dukje se pikëpyetjet mbi të ardhmen e tij nëse do jetë lideri i VMRO e kanë hapur shumë oponentë të tij dhe mediume të afërta me ta, me të vetmen dëshirë që të ketë ndryshim në VMRO-DPMNE.

“Është e qartë se dikush ka dëshirë që të ketë ndryshim në udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së, sepse kanë frikë nga kjo udhëheqje, sepse e dinë se do ti humbin zgjedhjet e ardhshme siç edhe i kanë humbur deri më tani të gjitha”, tha Gruevski.

Në këtë kontekst ai hapi edhe çështjen e dorëheqjes së liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili si lideri i LSDM-së humbi dy zgjedhjet e fundit në vitin 2014 dhe 2016.

“Dy humbje e fundit të cikleve zgjedhore janë të udhëhequra nga Zaevi, në vitin 2014 dhe në vitin 2016. Ai në të dy rastet u premtoi qytetarëve se nëse i humb zgjedhjet do të japë dorëheqje. Akoma me siguri shumëkush pret nga ai ose dorëheqje, ose shpjegim se pse në vitin 2014 kur premtoi se nëse do t’i humb zgjedhjet do të tërhiqet dhe nuk e bëri një gjë të tillë dhe përse edhe në vitin 2016 kur publikisht tha se nëse i humb zgjedhjet do të tërhiqet dhe akoma nuk e ka bërë një gjë të tillë”- tha Gruevski.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: