SHKUP-Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka thënë se partia e tij së shpejti do të rikthehet në pushtet. Gruevski poashtu ka thënë se në periudhën e kaluar është punuar shumë që partia që drejton ai të paraqitet si armik i shqiptarëve, megjithatë sipas tij koha do ta dëshmojë të kundërtën.

“VMRO dhe unë si lider i partisë kemi sjellë shumë investitorë në Maqedoninë perëndimore. Shqiptarë që ishin pa punë u punësuan. Kemi ndërtuar rrugë, kanalizime në lindje po ashtu edhe në Maqedoninë perëndimore. Shqiptarët do ta mësojnë se kush është Zaevi, maqedonasit e dinë, dhe jo rastësisht pas sulmeve të shumta ata vendosën që shumicën të na e besojnë neve”, ka thënë Gruevski në tv Nova.

Gjithaashtu, Gruevski ka thënë se nuk ndihet fajtor për akuzat e ngarkuar nga Prokuroria Speciale.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: