VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar një person në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian. Sipas të dhënave zyrtare është kapir shtetasi Ifran Ymeraj, 35 vjeç, banues në Vlorë.

Më datë 11.05.2017, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë të mundur kapjen e shumë kërkuarit Ifran Ymeraj në qytetin e Vlorës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma (Itali) për kryerjen e veprës penale “Grup kriminal, në trafikimin e lëndëve narkotike për drogat” (2015).

Vepër penale për të cilën sipas Kodit Penal Italian ka maksimumin e dënimit deri në 20 vite burg. Kapja dhe arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: