Njësia speciale e ushtrisë amerikane që kishin marrë pjesë në operacionin për vrasjen e terroristit të shumëkërkuar Osama Bin Laden, pritet të jenë pjesë e një ushtrimi që simulon rrëzimin nga pushtetit të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Ekipi i specializuar për ndërhyrje të shpejtë ndryshe i njohur si “Seal Team 6”, do të udhëheqin ushtrimin që do të zhvillohet në Korenë Jugore.
Kjo njësi ushtarake kishte kryer operacionin për vrasjen e liderit të organizatës terroriste Al-Qaeda, Osama Bin Laden në Pakistan në maj të vitit 2011. Aeroplanmbajtësja amerikane USS Carl Vinson, pritet të mbërrij  në Korenë Jugore, ku do të zbarkon njësia elitare “Seal Team 6” e specializuar për operacione anti-terrorizëm. Mbërritja e anijes ushtarake vjen pak ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump, duke komentuar testet raketore të Koresë së Veriut, u shpreh se “Peniani po i kërkon vetë telashet”. Ai gjithashtu deklaroi se, Shtetet e Bashkuara do ta zgjidhin vetë problemin nëse Kina, nuk do të ndihmojë. Lëvizjet e fundit të Amerikës janë pjesë e një plani për rritjen e pranisë së saj në gadishullin korean, që thuhet se ka si synim një plan për neutralizimin e kapaciteteve të Kim-Jong un.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: