FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga një 32-vjeçar pasi ka dhunuar shtazërisht gruan e tij në prani dhe të fëmijës. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale J.A., banues në Fier.

Mësohet se 32-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases V.N., 24 vjeçe, në prani të fëmijës së tyre të mitur. Ka qenë vetë gruaja e re që ka bërë denoncim në polici, duke pohuar se bashkëshorti e kishte qëlluar me grushte e shqelma pas një sherri banal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: