Presidenti i Kamzës, Naim Qarri, akuzon nëpërmjet “Panorama Sport” drejtuesit e skuadrës së Shënkollit dhe Besëlidhjes, por edhe përfaqësues të forcave të rendit se kanë ushtruar dhunë ndaj tij gjatë ndeshjes së sotme mes dy skuadrave.

“Ajo që ndodhi në Shënkoll është skandal! Atje jam goditur nga presidenti i Shënkollit, Artan Djala po jo vetëm kaq. Më ka goditur edhe nga shefi i Komisariatit të Policisë së Lezhës dhe nga presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka”, ishte akuza e Qarrit për “Panorama Sport”.

Ndeshja e sotme mes Shënkollit dhe Kamzës përfundoi në barazim pa gola, duke i dhënë mundësinë Besëlidhjes që në rast fitoreje nesër, të ngjitet në kreun e renditjes me pikë të barabarta me kamzalinjtë. Qarri dhe Noka, prej disa muajsh nuk kanë kursyer thumbimet dhe fyerjet në drejtim të njëri-tjetrit duke tensionuar rivalitetin mes dy skuadrave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: