TIRANË- Ndeshja me Serbinë ka zgjuar imagjinatën e tifozëve. Dy ditë para sfidës së shekullit, siç është konsideruar nga shqiptarët, një tifoz i Kombëtares (Lekë Dobruna nga Gjakova) ka postuar në rrjetin social Facebook tatuazhin e bërë një njërën pulpë të këmbës së tij.

Ai ka bërë tatuazh grushtin e kapitenit Lorik Cana tek koka e tifozit serb, i cili hyri në fushë 14 tetorin e kaluar, goditi me karrige Bekim Balajn, ndërsa kapiteni kuqezi u vërsul në mbrojtje të bashkëlojtarëve.

Sakaq, edhe Ballist Morina, pozoi duke puthur grushtin e Lorik Canës para ndeshjes në Kopenhagen, më 4 shtator. Kjo irritoi trajnerin Morten Olsen, i cili nuk la pa e denoncuar këtë lloj sjelljeje në konferencën për shtyp.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: