TURQI- Autoritetet turke kanë lëshuar urdhër-arresti për 42 gazetarë, pas tentativave për grusht shteti. Në total numri i të arrestuarve ka shkuar në mbi 13 mijë persona, ndërkohë 60 mijë persona janë nën hetim.

Sipas mediave turke, në pranga kanë përfunduan 8838 ushtarë, 2101 prokurorë dhe gjyqtarë, 1487 policë, 52 autoritete lokale si dhe 689 civilë.

Ndërkohë, në sajë të këtyre masave, autoritetet kanë mbyllur 934 shkolla, 15 universitete si dhe 109 konvikte. Po ashtu, bëhet e ditur se janë mbyllur 19 sindikata, 104 fondacione,1125 shoqata si dhe 35 objekte shëndetësore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: