TURQI- Shkon në 13 165 numri i të arrestuarve, pas tentativës së grushtit të shtetit në Turqi. Sipas mediave turke, në pranga përfunduan 8838 ushtarë, 2101 prokurorë dhe gjyqtarë, 1487 policë, 52 autoritete lokale si dhe 689 civilë.

Ndërkohë, në sajë të këtyre masave, autoritetet kanë mbyllur 934 shkolla,15 universitete si dhe 109 konvikte.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë mbyllur 19 sindikata, 104 fondacione,1125 shoqata si dhe 35 objekte shëndetësore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: