TIRANË- Për shkak të zhvillimeve politike edhe emisioni “Njerëz në Fokus” në News 24 nisi me 60 minuta vonesë. Kryebashkiaku Veliaj ka inspektuar bashkë me gazetaren Ola Bruko, punimet e sheshit Skëndërbej, që do të hapet për gjithë qytetarët më 10 qershor.

Nga uji që rrjedh, deri tek pemët dekorative, ku nuk mungojnë as fiqtë, tek gurët e përzgjedhur nga trevat e gjithë Shqipërisë, Veliaj ka zbuluar shumë detaje të këtij projekti në emisionin “Njerëz në Fokus”.

Çfarë veçanti kanë këto pllaka?
Janë marrë grurë nga disa treva të Shqipërisë. Pjesa qendrore nuk mund të mbillet me pemë. Do kalojë ujë në gjithë sheshin, i cili ndjeshëm temperaturën, uji është i riciklueshëm.

Thuhet se llakat krijojnë nxehtësi?

Bëj një lloj pune ku të gjithë japin mend për çdo gjë. Kemi zgjedhur inxhinjierët më të mirë. Në këtë sens them që duhet t’ja lëmë ekspertëve. Kemi mbjellë 2 mijë pemë dhe 25 mijë shkurre.

Keni mbjell dhe fiq?
Ka një seksion me fruta tipike të Tiranës

Nuk është me kast dmth?
Jo, edhe fiku është pjesë e frutave që mbillen në një bahçe tironse.

Gurët janë nga të gjitha trevat keni thënë?
Kemi marrë nga të gjitha trevat. Nga Kosova, nga Malisheva. Ky shesh është i të gjithë shqiptarëve. Është një mënyrë për të thënë se ky nuk është një shesh vetëm i Tiranës. Në qendër të sheshit ka një pjerrësi të lehtë, prej 2%. Pra në qendër të sheshit lartësia është më e madhe, duke ardhur drejt godinave rrethuese, duke “shmangur” në një farë mënyrë shkallët e ndërtesave.

Ky do jetë gjelbërimi i sheshit?
Në projektin tonë parashikuam mbjelljen e pemëve të rritura, sepse filizat duan shumë vite që të rriten. Pjesa më e madhe e pemëve janë marrë këtu në vendin tonë, e disa në Itali. Do ketë një kopsht të librave, e gjitha do të kthehet në një bahçe të madhe, kryesisht për lexuesit. Në shesh do të vendosen mobilie urbane, stola. Dua që sheshi të animohet me aktivitete. Psh teatri i kukullave, opera, muzeu, mund të dalin jashtë të bëjnë aktivitete. Besoj se kështu i japim edhe më shumë jetë sheshit dhe qytetit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb