PEQIN- Në një takim me gratë e Peqinit, ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është ndalur të komentojë situatën politike, e në veçanti zgjedhjet, që sipas sa, duhet të jenë të ndershme, të drejta e të pamanipuluara. Por duke folur për to, ministrja i ka habitur të gjithë, pasi u shpreh se zgjedhjet nuk i bën vetëm një forcë politike. Ndërsa duke folur për vettingun, Kodheli theksoi se tremben vetëm ata që kanë diçka për të fshehur.

FJALA E PLOTË
Nëse dikush do të mbante ditar, sot do ta quante një ditë e cila do të linte gjurmë në secilin prej nesh, për shkak të nxehtësisë politike që mjedisi shqiptar i ofron sot çdo qytetari dhe padyshim politikës shqiptare. Ne si politikë dhe si qeverisje ja kemi borxh qytetarëve shqiptarë zgjedhjet një herë në 4 vjet, të lira, të ndershme, të drejta, të pamanipuluara dhe të patransformuara. Kjo është detyra nr.1 e çdo politikani dhe çdo qeverie. Prandaj ne në 18 Qershor do të shkojmë ballëlartë në zgjedhjet parlamentare për të berë më të mirën të gjithë bashkë për të ardhmen tonë dhe të femijeve tane.

Do ta bëjmë ketë me besimin se kemi marrë një mandat 4 vjeçar për ta drejtuar ketë vend, po atë mandat i cili finalizohet me zhvillimin e zgjedhjeve të drejta, demokratike e të ndershme. Të tilla zgjedhjet nuk i bën një force politike, por institucionet perkatese, i ben Kushtetuta e shkruar ne menyre te drejte, i ben gjithkush qe ne jeten tone politike e sociale eshte aktor dhe faktor.

Kërkoj mbështetjen tuaj, të jemi të njëzeshëm kur na kërkohet drejtësi, transparencë dhe të jemi të njëzeshëm kur na kërkohet të zbatojmë librin e shenjtë, Kushtetutën.

Nëse nuk vendosim kështu do ta kemi shumë të vështirë dhe me pikepyetje të mëdha rrugën drejt Europës.
Për Ministrinë e Mbrojtjes apo çdo njeri që punon aty Vettingu është gjeja e parë me të cilën përballen që në momentin që hyjnë në këtë institucion. Sepse Vettingu është i domosdoshëm që ti të mund të punosh brenda këtij institucioni për shkak të natyrës së institucionit. Ndaj shpesh na vjen për të qeshur kur njerëzit tremben nga Vettingu. Tremben ata që kanë diçka per te fshehur, dicka per te mos treguar, tremben ata qe kane bere padrejtesi ne kete vend, ata qe kete vend e kanë përdorur dhe e kane pare si mjetin e tyre për të perfituar nga pushteti qe njerezit me vote i kane dhene .
Nga Vettingu nuk trembet askush që është i paster dhe kërkon drejtësi e transparencë, nuk trembet askush qe kerkon nje te ardhme me te mire.

Le ta bëjmë Shqipërinë më të mirë duke shkuar në 18 Qershor dhe duke votuar sipas çdo bindje tonën politike dhe sipas bindjes për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë dhe një të ardhme të padiskutueshme drejt BE.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: