TIRANË- Reperi i njohur Stresi, jo vetëm për muzikën, por edhe për shoqërimet e shpeshta nëpër komisariatet e policisë ka treguar në emisionin”Zonë e Lirë” arsyet e ndalimit katër orësh nga policia e Durrësit, ndërsa shtoi se ka bërë edhe një këngë të re që i kushtohet pikërisht këtyre ngjarjeve.

Por një deklaratë e tij që mund t’i habisë të gjithë ishte ajo për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin pranoi se kishte një afeksion të veçantë.

I ngacmuar nga Arian Çani për të dhënë përshtypjet e veta, Arkimed Lusha deklaroi se nuk kishte asgjë personale me Tahirin, madje tregoi një lidhje të vjetër të familjeve të tyre. Stresi foli për marrëdhënie të mira mes dy familjeve për shkak se babai i tij dhe xhaxhai i ish ministrit janë miq të vjetër, pasi të dy kanë qenë gjeneralë. “Jemi njësoj tani, edhe mund ta takoj. Me atë s’kam gjë unë, kam respekt”, deklaroi duke buzëqeshur këngëtari.

Ndërsa shkarkimin e Tahirit, Stresi e komentoi me humor: “Tani është bërë dora jonë, vjen mbaron punë te ne. Janë mediat që na vënë kundër. Është puna ime ta bëj komercial në tekst apo në klip, e përdor pamjet e tij. Tani është dora jonë, themi te lagjia, do vijë te ne, tani që është pa punë”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: