BRUKSEL– Eurokomisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, në një deklaratë për AIM ka thënë se “shpreson se raporti i progresit për Maqedoninë do të jetë motivin shtesë që të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë”.
Pas publikimit të raportit të progresit nga Komisioni Evropian, Hahn gjithashtu ka paralajmëruar edhe për rreziqet nga jostabilitetiti rajonit përderisa ai nuk integrohet në BE.
“Tani është e rëndësishme procesi të vazhdojë dhe kjo mundësi të shfrytëzohet në procesin e reformave. Vërejtjet kryesore për pushtetin janë se duhet të merren me korrupsionin, të përfundojnë çështjet që janë pjesë e reformave prioritare dhe të vijnë deri tek zgjidhja përfundimtare për emrin”, tha Hahn.
Hahn nuk u përgjigj nëse Maqedonia do të marrë dritë të gjelbër për bisedime deri në muajin korrik, duke thënë se ministrat e BE-së tani duhet të ulen dhe të analizojnë raportin e ri.
(BalkanWeb)