Nga Dorjana Bezat

Vjedhja e banesave apo bizneseve janë  një fenomen shqetësues në Tiranë. Këto lloj vjedhjesh ndodhin kryesisht në fundjavë dhe gjatë ditës së hënë.

Vetëm gjatë kësaj të diele në Tiranë ka pasur 5 raste vjedhjesh, ku pre e hajdutëve kanë rënë tre banesa, një mjet si edhe një biznes. Policia ka mundur të arrestojë vetëm 24-vjeçarin Gridi Qylafku autorin e tentativës së vjedhjes së mjeti tip “Range Rover”.

Përveç vjedhjeve me thyerje një problem shumë serioz është ai i vjedhjeve me dhunë. Sipas një krahasimi tre mujor të periudhës Janar-Mars 2016 si dhe Janar-Mars 2017 ka rezultuar se është rritur numri i veprave penale të vjedhjeve me dhunë si dhe numri i autorëve.

Për sa i përket periudhës Janar-Mars 2017 në Drejtorinë e Policisë Tiranë janë regjistruar gjithsej 24 vjedhje me dhunë ku janë identifikuar 19 autorë. Nga hetimet e kryera këta autorë vijnë nga zona periferike dhe janë të përqendruar me vendbanim në Tiranë.

Autorët preferojnë që të kryejnë vjedhjet kryesisht pas orës 22:00, sepse bizneset janë të mbyllura. Në kategorinë e bizneseve autorët përqendrohen kryesisht në supermarkete, kazino, banka, farmaci, këmbime valutore, argjendari etj. Rrugët ku përqendrohen hajdutet janë kryesisht në zona periferike 70% dhe në zonat urbane 30%.

Vjedhjet e ndodhura gjatë të dielës

Komisariati i Policisë nr. 3
Më datë 14.05.2017, në rrugën e “Barrikadave”, te një pallat, është vjedhur me thyerje banesa e shtetases V.S., vjeç 40, banuese në Tiranë, ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 14.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasin të mitur G.B., vjeç 15, pasi dyshohet se, në rrugën e “Dibrës”, ka vjedhur në dyqanin e shtetases T.B. vjeç 55, banuese në Tiranë.

Më datë 14.05.2017, në rrugën “Omer Nishani”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit A.D., vjeç 48, ku kanë marrë një televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më datë 14.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.Q., vjeç 24, banues në Tiranë,  pasi, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka tentuar të vjedh  mjetin tip “Range Rover”, në pronësi të shtetases O.T.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 14.05.2017, në fshatin Marikaj, pranë liqenit, është vjedhur banesa e pabanuar e shtetases N.S., vjeç 61, ku kanë marrë një televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: