Ndonjëherë dashuria e madhe për diçka, të shtyn të bësh veprime jo fort të hijshme. I tillë është ky rast, ku një person ka parë diçka që i ka tërhequr vëmendjen brenda një makine, brenda së cilës nuk ndodhej askush.

Është pikërisht një çokollatë Kit-Kat ajo që ka shtyrë djalin të provojë nëse makina ishte e hapur dhe ta marrë çokollatën.

Gjithsesi, ai ka menduar t’i lërë një shënim Hunter Jobbins nga Kansas i SHBA-ve, të cilit i shkruan:

“E pashë këtë Kit-Kat në mbajtësen e gotës. E dua shumë këtë çokollatë dhe e provova derën nuk ishte e mbyllur. Nuk kam marrë asgjë tjetër pos kësaj. Të kërkoj falje, isha i uritur”.

Ndërsa një nga komentet pas publikimit të këtij rasti ishte: “Do ta bëja edhe unë të njëjtën gjë.”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: