Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Halili: Bamir Topi të ketë turp! Kërkon të bëjë fushatë me emrin e Tiranës

Halili-dhe-topi-470x306

Refik Halili, presidenti i Tiranës, gjatë konferencës së sotme për shtyp ka sulmuar ish-presidentin e Republikës dhe njëkohësisht të klubit Z. Bamir Topi. Halili e ka cilësuar skandaloze prononcimin e Topit pak ditë pasi Tirana ra nga Kategoria dhe ka pretenduar se kërkon të bëjë fushatë me emrin e ekipit bardheblu.

“Topi ka qenë presidenti i Tiranës, por jam skandalizuar kur ka thënë që shikoni presidentin tonë që takon një ministër dhe gëzohet. Kurrë s’ka telefonuar të pyesë çfarë bëhet me Tiranën, as ndonjë ish-futbollist. Më goditi kur tha se gëzohem kur takoj një ministër. Të ketë turp. Del dikush e thotë që ka 100 mijë euro për Tiranën, por duhet pyetur. Ai kërkon të bëjë fushatë me Tiranën. Nuk besoj të marrë as një votë, jo më shumë.”

(e.k/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • Turp te kesh ti qe e turperove Tironen.Tani po thu nuk te ka pyt kush.Po to ishe president dhe nuk pyesje njeri.Fanatiksat I injorove, figurat e vjetra te Tirones I perçmoje. Te vetmin qe pyete (iu lepive) ishte Lali Eri . dhe ja ku e çoi Tironen bashkepunimi juaj! Çfare faji ka Bamiri ketu? ?

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.