TIRANE-Presidenti Bujar Nishani ka paditur në gjykatë ish-zv.kryeministrin Bashkim Kopliku, pas një shkrimi të këtij të fundit kundër Nishanit, të botuar në disa media.

Nishani ka paditur vetëm Koplikun, dhe jo mediat në të cilat është botuar shkrimi.

“Pasnesër, më 10.05.2017, ora 10:30, në Gjykatën e Rrethit Durrës, me gjykatëse znj. Besjana Garxenaj, zhvillohet procesi gjyqësor me paditës presidentin Bujar Nishani, dhe të paditur opinionistin Bashkim Kopliku (ish-zëvendës kryeministër në periudhën 1992-1994), pra unë.

Presidenti i Republikës synon të më dënojë me 100 000 lekë gjobë, për shkrimin tim me titull “Zoti president, heshtja është faj, kur ushqen gënjeshtrën”.

Shkrimi është botuar nga gazeta Bulevard Durrës, që më 21.02.2017.

Sa po ngjet, është një cenim i lirisë së shtypit në Shqipëri, por edhe një goditje indirekt për secilin nga ju, si botues të Shkrimit.

Nuk di ta ketë bërë një padi kaq absurde ndonjë president a politikan, që nga viti 1991 e deri sot”, shprehet Kopliku.

Shkrimin e plotë e gjeni në GSH.al duke klikuar tek linku:

http://www.gsh.al/2017/05/08/hap-dosjen-tende-ke-familje-superkomuniste-bujar-nishani-padit-ish-zvkryeministrin-e-berishes/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: