PRISHTINE- Kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj pak pas mbarimit të seancës konstituive të Kuvendit deklaroi qartë se Kosova nuk mund të jetë peng i inateve e kalkulimeve.

Mes të tjerash Haradinaj pohoi se zgjedhjet prodhuan rezultatin që tashmë e dinë të gjithë, ndërsa tjeksoi se vonesat kanë të bëjnë me gjetjen e një formule për institucione sa më të qëndrueshme.

MESAZHI I HARADINAJT
“E para zgjedhjet e kanë prodhuar rezultatin që e dini të gjithë. E dyta jemi përballë një kornize ligjore që nuk po krijon lehtësira. E treta nuk jemi aspak të interesuar që ta bëjmë një qeveri sa për ta bërë. Vonesat kanë të bëjnë me gjetjen e një formule për institucione stabile qeverisëse dhe prandaj opinioni publik duhet të na mirëkuptojë. Është koha që partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të reflektojnë dhe t’i pranojnë rregullat e lojës që na i ka përcaktua kushtetuta dhe gjykata kushtetuese dhe ta zhbllokojmë vendin. Ky vend nuk mund të jetë peng i inateve dhe kalkulimeve!”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: