PRISHTINE– Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur gjatë një konference për shtyp se gjatë ditëve në vijim do t’i drejtohet me nga një letër kryetarit të Vetëvendosjes Visar Ymerit, kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, dhe Listës Serbe. Ai thotë se përmes kësaj letre do t’i njoftojë se deri të hënën e ardhshme duhet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit e pas kësaj seance të vazhdojë puna për krijimin e Qeverisë, duke lënë këtu të nënkuptohet edhe krijimin e një koalicioni të mundshëm.

Haradinaj po ashtu ka njoftuar se ka propozuar për këtë të martë një takim me zyrtarët e Vetëvendosjes.

Takimi, ka thënë ai, mund të mbahet në hapësirat e Kuvendit. Deklarata e Ramush Haradinajt vjen pas mbledhjes së kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai theksoi se, “që nga koha e certifikimit të rezultateve e deri në ditën e mbledhjes konstituive të Parlamentit është vetëm i nominuar për kryeministër e jo mandatar për krijimin e Qeverisë”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: