FRANCE– Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Haradinaj, i cili ndodhet në Francë pas një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet serbe, tha se të gjallët janë të vegjël para heroizmit të luftëtarëve të lirisë, që si prijës kishin Adem Jashari.

“Nuk ka ditë më të shënuar se sa dita e sotme! Nuk ka sakrificë më të madhe se sa sakrifica e Familjes Jashari! Të gjithë të gjallët janë të vegjël përpara heroizmit të luftëtarëve të lirisë, të prirë nga Adem Jashari, të cilët sot pushojnë në varrezat e Kompleksit Memorial në Prekaz.
Ne u jemi borxhli të rënëve të lirisë, pa të cilët Kosova e lirë as që do të mund të imagjinohej! Ndjenja qenka edhe më e fortë, kur ngjarjet e tilla i kujton larg atdheut.
Lavdi e përjetshme veprës heroike të tyre!”, citohet në mesazhin e Haradinajt.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb