NGA:ERJON SKENDAJ*
TIRANE-
Brenda vitit 2016 të gjitha shërbimet elektronike të qeverisë dhe institucioneve vartëse do të përmblidhen në portalin e vetëm e-albania. Aktualisht portali qeveritar i shërbimeve online është i lidhur me 39 sisteme dixhitale nga 42 në total.

“Brenda vitit 200 shërbime të reja për qytetarët, ndërsa janë akorduar 40 milionë dollarë investime për teknologjinë e informacionit”, tha ministrja e Inovacionit Milena Harito

Duke folur në konferencën rajonale, inovacioni për mirëqeverisje, ministria e inovacionit Milena Harito bëri një rezyme të punëve të bëra në drejtim të informacionit dhe transparencës përmes dixhitalizimit të shërbimeve qeveritare që i kanë kushtuar buxhetit 40 milionë dollarë. Ministrja e Inovacionit premtoi deri në fund të vitit 200 shërbime të reja për qytetarët.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: