Olimpiakosi i Besnik Hasit e ka filluar me një fitore bindëse sezonin e ri në kampionatin grek të futbollit. Në takimin e luajtur dje në shtëpi përballë AEL Larisës, kampionët e Greqisë kanë triumfuar me rezultatin 4-1 duke marrë menjëherë kryesimin e renditjes.

Po dje, Janina e Andi Lilës ka fituar në transfertë ndaj Asteras Tripolis me rezultatin 1-2. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u aktivizua në minutën e 45-të, para përfundimit të pjesës së parë. Ai u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 85-të.
https://www.youtube.com/watch?v=H8MznJ8lKhQ
Ndërkohë sot PAOK-u i Ergys Kaçes e ka filluar sezonin me një barazim 0-0 në transfertë ndaj Levadhiakosit. Mesfushori shqiptar e filloi takimin si titullar, por u zëvendësua në minutën e 57./Panoramasport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: