Kur u zyrtarizua si trajner i Olympiakosit, Besnik Hasi tha se përvoja e tij në Champions League ishte vendimtare që presidenti i Olympiakosit të zgjidhte shqiptarin për të drejtuar ekipin. Dhe, këtë e tregoi që në ndeshjen e parë dhe të vështirë në transfertë kundër Partizanit të Beogradit, ekipi i Hasit pothuajse ka siguruar kualifikimin në xhiron e fundit të fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Olympiakos ka fituar derbin zjarrtë të ballkanit duke fituar në Begorad me rezultatin 1-3.

“Sezonin e kaluar Olympiakos humbi fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Marinakis (presidenti i klubit) nuk dëshiron të kalojë atë situatë përsëri. Ai mbështetet në përvojën time në Europë me Legia Varshavën dhe Anderlecht për të realizuar ambiciet evropiane”, kishte thënë Hasi pasi u emërua trajner i kampionëve të Greqisë.
Me dy gola të francezit Ben dhe një të nigerianit Emenike, Olympiakos arriti fitoren në përballje me ekipin serb të Partizanit të Beogradit.

El Fardou Mohamed Ben Nabouhane Goal HD… by riqezi

Goal Tawamba (1:1) Partizan Belgrade vs… by ylberenexhipi

1-2 El Fardou Ben Nabouhane Goal UEFA… by milena-georgieva1

Goal Emenike (1:3) Partizan Belgrade vs… by ylberenexhipi
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb