*Tiranë -15 Prill 2016, Heineken zgjedh 15 fituesit që do të ndjekin live një nga ndeshjet gjysmë finale të UEFA Champions League

“Champion the Night” është një nga eventet më të rëndësishme që ‘Heineken’ organizon çdo sezon futbollistik të UEFA, Champions League. Një event ku Heineken feston së bashku me të gjithë konsumatorët në një mbrëmje me shumë energji dhe plot surpriza. Shorteu i mbajtur gjatë mbrëmjes së djeshme përzgjodhi pesëmbëdhjetë fitues të cilët do të ndjekin live një nga ndeshjet gjysmë finale të UEFA Champions League.

Ashtu si vitin e kaluar, 15 fituesve të shorteut Heineken do ju bashkohen tre fitues të tjerë të cilët do të përzgjidhen në mënyrë elektronike nga aplikimet e bëra tek faqja e internetit www.heineken.com\ucl16. Përgjatë dy muajve të gjithë konsumatorët patën mundësinë të hidhnin kodet e gjetura poshtë paketimeve promocionale Heineken për t’u bërë pjesë e lojës, ku gjithashtu mund të fitonin çdo javë shumë dhurata si, Smartphone dhe Tableta.

Në ambientet e Mumja club, ‘Heineken’ event mori ngjyrat e një feste të vërtetë nën ritmet e muzikës nga 3 DJ-t më të njohur në Shqipëri: DJ ALDO – DJ MICKEY – CHRISS V, shoqëruar edhe nga performancat e mrekullueshme të balerinave dhe numrat artistikë.

‘Heineken’, birra numër 1 në botë, sponsor zyrtar i UEFA Champions League, përgjatë gjithë sezonit futbollistik organizoi promocione dhe evente të ndryshme në të gjitha baret më të mira në Shqipëri. Finalja e madhe do të vijë sërish nga Heineken me një super event surprizë në datën 28 Maj për të përjetuar të gjithë së bashku emocionet e këtij evenimenti sportiv.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: