Kryeministri Edi Rama reagoi sot për herë të parë për incidentin e ndodhur në mitingun e PD, ku rreth 140 persona u helmuan me pluhur toksik dhe përfunduan në spital. Sot, teksa ishte i pranishëm në Iftarin në Elbasan me besimtarë të komunitetit mysliman Rama u uroi te lenduarve shërim të shpejtë.

“Më lejoni që në këtë moment, mendimi im të shkojë tek të gjithë ata vëllezër, motra, bashkëqytetarë të opozitës që kaluan një lëndim të papritur dhe ende të pashpjeguar gjatë natës së kaluar, me urimin për të gjithë që të jenë të shkuara dhe me urimin po ashtu që ta mësojmë sa më parë arsyen e lëndimit të tyre”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Numri i personave të helmuar në mitingun e djeshëm të Partisë Demokratike shkon në 140. Kjo gjë konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë, por ende nuk ka një shkak për pacientët që janë paraqitur në QSUT, në Spitalin e Elbasanit dhe të Durrësit me skuqje të syve, dhimbje të syve, marramendje, të vjella, turbullim shikimi, skuqje në zonat e fytyrës dhe qafës, marrje fryme

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: