TIRANË- Ndërsa kanë kaluar 3 ditë nga incidenti në mitingun e hapjes së fushatës elektorale të PD-së prokuroria dhe policia enden uk po bien dakord për veprën penale të konsumuar me helmimin e mbi 100 personave pjesëmarrës.

Gazetarja Klodiana Lala duke iu referuar burimeve tha për “BalkanWeb” prokuroria zyrtarisht e ka regjistruar ngjarjen për “pengim të subjekteve zgjedhore”. Pra, qartësisht duke akuzuar një palë të dytë për pengim të fushatës së PD që çoi në helmimin me marrje mendsh, të vjella, djegie e rritim sysh, e marrje fryme të dhjetëra mbështetësve të PD-së.

Por në anën tjetër policia e ka referuar ngjarjen për veprën penale “të ndotjes së ajrit”. Në bulevard u lënduan 140 persona mes tyre dhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Të gjithë ishin pjesëmarrës në mitingun hapës të fushatës së PD.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb