JAPONI – Princesha e Japonisë heq dorë nga froni për hir të dashurisë. Mako Akishino, mbesa 25-vjecare e perandorit Akihito dhe e bija e princit Akishino do të lidhë kurorë me Kei Komuro, një student i porsadiplomuar dhe ish-shoku i shkollës së saj shkruan Daily Mail.

Përralla e Mako-s duket si një histori e bërë posaçërisht për tabloidët dhe britanikët, që janë profesionistët e vërtetë të thashethemeve mbretërore, e kanë pagëzuar që tani ish-princeshën ‘Kate Middleton e Japonisë’. Me ndryshimin e vetëm se Mako ka bërë të kundërtën.

Duke u martuar me një njëri të zakonshëm, Mako do të humbasë ligjërisht çdo titull mbretërore duke nisur një jetë tërësisht të re, nga lartmadhëria e saj mbretërore, princesha Mako di Akishino do të jetë tani thjesht zonja Mako Komuro, duke marrë kështu mbiemrin e ‘princit të saj të kaltër’, Kei Komuro.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb