Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’, bazuar tek burime nga grupi hetimor konfirmojnë se në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja.

Po këto burime pohojnë se nga këqyrja e trupit të 48-vjeçarit u gjetën 11 plumba. Mes të tjerash ‘BalkanWeb’ mëson se nga tipi i plagëve të shkaktuara dyshohet se autorët kanë gjuajtur në drejtim të Ndokës nga një distancë e afërt jo me larg se 5 metër. Ndërkohë, hetimet janë fokusuar të grumbullimi i pamjeve filmike të të gjithë zonës për të zbuluar rrugën që kanë ndjekur autoret.

Burimet theksojnë se i është kërkuar ndihmë kompanisë celulare për zbërthimin e listës se telefonatave te bëra 24 orët e fundit për te zbuluar shkakun pse Ndoka doli nga banesa dhe cilët ishin personat qe kishin kontaktuar me te para ngjarjes.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ gazetarja Dorjana Bezar pohoi se pista ku ka dyshime më shumë policia është ajo e hakmarrjes. “Zbardhja e listët telefonike do të shërbejë për të zbuluar se kush e ka telefonuar Aleksandër Ndokën, nëse bëhet fjalë për një pritë dhe se cilët kanë qenë këta persona. Nisur nga mënyra se si është kryer ekzekutimit, dyshohet që pista kryesore të jetë hakmarrja. Policia nuk ka dhënë detaje për ekzekutimin, pasi është ende herët dhe për shkak të sekretit hetimor, grupi hetimor është shumë i rezervuar.”, tha Bezat.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb