Celine Dion së bashku me të gjithë të njohurit e René Angelil kanë bërë homazhet e fundit pranë arkivolit të bashkëshortit në bazilikën e vjetër të Notre Dame në Montreal.

Këngëtarja 47 vjeçare kishte mbuluar fytyrën me një tyl të zi dhe sytë i kishte të mbushur me lot.

Angelil u nda nga jeta në 14 janar, për shkak të kancerit në fyt në moshën 73 vjeçare. Funerali do të bëhet sot në të njëjtën bazilikë.
da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: