Sot në mesditë u hodh shorti për renditjen e partive politike në fletën e votimit. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë 15 parti të regjistruara për zgjedhjet e 18 qershorit.

Në fillim u hodhën goglat për të vendosur se si partitë do të tërheqin numrat me të cilat do të përfaqësohen në fletën e votimit.

Renditja e partive në fletën e votimit

1. Partia Fryma e Re Demokratike

2. Partia Demokracia Sociale

3. Partia Aleanca Demokratike Shqiptare

4. Partia Aleanca Popullore për Drejtësi

5. Partia për Drejtësi, Integrimi dhe Unitet

6. Partia Sfida për Shqipërinë

7. Partia Aleanca Demokristiane

8. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare

9. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

10. Partia Kristian Demokrate

11. Partia Lista e Barabartë

12. Partia Socialdemokrate

13. Partia Komuniste e Shqipërisë

14. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim

15. Partia Socialiste e Shqipërise

Pak më herët, mbledhja e Komisionit Qendror u shoqërua me debate të shumta mes kreut Denar Biba dhe përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike, Ivi Kaso.

Siç ishte lajmëruar më parë, Komisioni u mblodh sot në orën 11:00 për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për 18 qershor, në të cilën janë regjistruar 15 subjekte partiake.

Sipas përfaqësuesit ligjor të PD-së, Kaso vendimmarrja e KQZ-së ishte e parakohshme dhe se miratimi i fletës bëhet pasi vendoset kush garon.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: