VLORË- Një 18-vjeçar rus ka mbetur i plagosur me nga dallgët në Himarë. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Gjiri i Gjipeut”. Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se i plagosur mbeti shtetasi rus me inicialet A.D., 18 vjeç.

Si pasojë e dallgëve të forta i riu ka marrë disa dëmtime në trup dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi i huaj ka qenë nën shoqërinë e personave të tjerë të huaj të cilët kishin dalë në këtë zonë për të notuar por vetëm 18-vjeçari ishte futur në det. Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me ngjarjen.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: