Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Hiqni flamujt e PS dhe LSI se do ju shembim shtëpinë”, Xhelal Mziu: E vërteta e deklaratës

thumbnail_xhelal mziu

TIRANE– Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka reaguar pas videos së publikuar nga kryeministri Edi Rama, ku ai shihet teksa ‘kërcënon’ banorët e Valiasit se nëse nuk heqin flamujt e PS dhe LSI do ju shembë shtëpinë. Xhelal Mziu thotë se deklarata e tij është nxjerrë jashtë kontekstit, pasi i është referuar ndërtimeve pa leje që mbrohen me flamujt e partive politike.

DEKLARATA E MZIUT:
Fjala ime është nxjerr jashtë kontekstit, e interpretuar sipas oreksit politik dhe elektoral të qeverisë. Unë u jam referuar ndërtimeve pa leje, në shkelje të hapur të ligjit, që kanë shpërthyer gjatë kësaj fushate elektorale, dhe si mburojë kanë flamujt e PS-së dhe të LSI-së, dhe kandidatët e tyre që i nxitin këto paligjshmëri duke kërkuar votën në këmbim. Kërkoj ndjesë për keqkuptimet e krijuara me qëllim nga propaganda e Edi Ramës në lidhje me një deklaratë timen, të veçuar, të nxjerrë nga konteksti, e interpretuar sipas oreksit politik dhe elektoral të qeverisë. Në fjalën time në një takim me banorët e Valiasit unë u jam referuar ndërtimeve pa leje, në shkelje të hapur të ligjit, që kanë shpërthyer gjatë kësaj fushate elektorale, dhe si mburojë kanë flamujt e PS-së dhe të LSI-së, dhe kandidatët e tyre që i nxitin këto paligjshmëri duke kërkuar votën në këmbim. Gjatë gjithë punës sime, jam krenar që kam mbrojtur dhe kam punuar e shërbyer, që ndërtimet e njerëzve të ardhur në Kamëz e në Paskuqan nga gjithë Shqipëria, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, të legalizohen, të urbanizohen, të marrin shërbime dhe banesat e tyre të kenë vlerë. Njeriu që shemb dhe prish, njihet fort mirë, ai është Edi Rama.

(d.d/BalkanWeb)


Komente ( 6 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.