BEOGRAD– Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiç ka konfirmuar arrestimin e liderit të Partisë së serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç. Ai ka thënë se arrestimi ndaj Jabllanoviçit erdhi pasi ky i fundit ka kërcënuar me armë një aktivist të Listës Serbe pasi po vendoste postera të partisë.

“Jabllanoviç ia ka drejtuar armën aktivistit tonë dhe ka filluar të bërtas: Kjo është Kosova, kjo nuk është Serbia largoni posterat nëse nuk doni t’iu vras”, ka thënë Simiç, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se Jabllanoviç ka kundërshtuar gjatë arrestimit nga policia. Simiç ka shtuar se përkrahësit e Jabllanoviçit janë duke protestuar kundër Listës Serbe para stacionit të Policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb