Një punonjëse e FBI-së, që udhëtoi me një mision top-secret në Siri në vitin 2014, përfundoi duke u martuar me një terrorist të ISIS atje, ka zbuluar CNN.

Daniela Greene, gënjeu FBI-në për gjërat që bënte në Siri dhe lajmëronte bashkëshortin e saj për çdo lëvizje të policisë amerikane, sipas të dhënave të gjykatës federale.

Historia e punonjëses Greene, që nuk ishte publikuar kurrë më parë, tregoi shkeljen e sigurisë kombëtare në FBI, një agjenci që misionin e saj kryesor e ka zbulimin e rrënjëve të simpatizantëve të ISIS në mbarë vendin.

Personi me të cilin Greene u martua nuk ishte një terrorist i zakonshëm. Ai ishte Denis Cuspert, një reper gjerman që u kthye në militant të ISIS, duke përdorur famën e tij për të rekrutuar online xhihadistë të dhunshëm. Ai ishte vënë në shënjestrën e autoriteteve kundër terrorizmit në dy kontinente. Në Gjermani, Cuspert njihej me emrin e muzikës Deso Dogg. Në Siri, njihej me emrin Abu Talha al-Almani. Ai vlerësonte Osama Bin Laden në një këngë dhe kërcënonte ish-Presidentin Obama me prerje fyti në videot propaganduese ku mbante në duar koka të prera njerëzish.

Brenda pak javëve pasi u martua me terroristin, punonjësja e FBI-së, Greene e kuptoi gabimin e tmerrshëm që kishte bërë. Ajo u rikthye në SHBA, ku u arrestua menjëherë pasi u vetëdeklarua fajtore për deklaratat e rreme duke u dënuar me 2 vite burg.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: