FRANCE- Emmanuel Macron, 39 vjeçari që ka pas shpatullave një karrierë dy vjeçare si ministër ka festuar suksesin e arritur në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Francës nën shoqërinë e bashkëshortes së tij Brigitte, 25 vjet më e madhe se ai dhe ish-mësuesja e Macron në shkollë të mesme.

Gazeta italiane “La Repubblicia” i ka kushtuar sot një artikull historisë së pabesueshme të dashurisë së njeriut që synon të bëhet President i Francës dhe 64-vjeçares që mund të jetë Zonja e Parë.

Sipas gazetës, mësuesja 25-vjet më e madhe jo vetëm është dashuruar me nxënësin e saj por braktisi profesionin dhe u divorcua nga bashkëshorti për tu martuar me Macron në vitin 2007. E që atëherë ajo u kthye në këshilltaren e tij më të mirë, gjithnjë e pandashme, ndonëse në publik preferon të heshtë.
000033469-342929a9-8baa-4563-81c9-0ca69e22958b
Pikërisht ajo ka insistuar që Macron të kandidonte si president në 2017-ën pa pritur edhe 5 vite të tjera. Madje thuhet se pikërisht ajo e ka ndihmuar të krijojë imazhin e një burri modern edhe në politikë.

Nuk mund të ketë Emmanuel Macron pa Brigitte Trogneux, thuhet edhe në librin “Macron’s”, të botuar në fillim të marsit. Autorët, Caroline Derrien dhe Candice Nedelec i tregojnë ata të dy si një çift që ndajnë ambicien për pushtet.

“Bibi” përshkruhet si “sytë dhe veshët” e “Manu.” Ish-mësuesja lexon fjalimet e burrit të saj, kontrollon artikujt e botuar në shtyp, mirëpret gazetarët për intervista dhe e ndjek të shoqin në çdo turne.
000032839-8f3e88e6-6a25-47cc-b3e7-74285ffced05
POR SI JANË NJOHUR ATA TË DY
Brigitte ishte mësuese e Letërsisë në shkollën e jezuitëve në provincën Amiens, që frekuentohej nga Emmanuel. Ajo ishte 36 vjeç, e martuar me financerin, André-Louis Auzière dhe kishte tre fëmijë. Emmanuel Macron ishte studenti i tij.

Ata u takuan për herë të parë kur ai ishte 15 vjeç dhe ndiqte kursin e teatrit ku ajo animonte “Artin e Komedisë” nga Eduardo De Filippo. Që në atë kohë është thënë se ai e dashuronte, por Brigitte betohej se në atë kohë nuk kishte marrëdhënie mes të dyve. Pikërisht dashuria për shkrimin dhe poezinë, ishte e përbashkëta që i bëri të mos ndaheshin më nga njëri-tjetri, ndonëse historia e tyre daton disa vite më vonë.

“Në fund dashuria triumfoi dhe unë u divorcova nga burri im. Nuuk isha në gjendje ta shmangja atë. Prindërit e mi, , nuk ishte dakord, por për mua diferenca e moshës nuk ishte një problem. Për mua gjëja më e rëndësishëm ishte gjykimi i fëmijëve të mi, të cilët e pranuan atë, asgjë tjetër s’kishte rëndësi”,- tha Trogneux në një intervistë.

Meritën e strategjive të Trogneux e ka njohur edhe vetë Macron gjatë një tubimi electoral, aty ku ish minsitri I Ekonomisë së Francës deklaroi se në rast fitoreje në zgjedhejt presidenciale: “Brigitte nuk do fshihet pas meje. Ajo do jetë përkrah meje”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb