Peshëngritësja shqiptare Fetie Kasaj është rrëfyer për jetën dhe e saj personale dhe karrierën në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’. Sportistja ka treguar se është divorcuar prej disa vitesh më parë nga bashkëshorti i saj dhe ka kaluar një periudhë jo fort të lehtë. Nga kjo martesë e shkurtër ka ardhur në jetë djali i saj, i cili siç Fetia rrëfen e prekur, nuk ka asnjë lidhje me të atin.

“Unë mundohem që ai t’i rrijë sa më larg dhe djali nuk ka asnjë komunikim me të. Në raste ditëlindjesh apo festash, i dërgoj dhurata nga ana e babait, Rohanit dhe i them që i ka nga i ati”,-tregoi Fetie Kasaj.

Përveç kësaj ish-kampionia tregoi edhe për profesionin e saj të ri si oficere e policisë duke ardhur në studio me uniformën e punës, por sigurisht që nuk mund të heqë dorë nga pasioni i saj i madh, peshëngritja.

“Nuk dua asgjë, vetëm të kthej kohën pas dhe të jem sërish pjesë e sportit. Vazhdoj të stërvitem si më parë, po vdes nga dëshira për t’u rikthyer, por po pres që të ketë disa përmirësime”- tha ajo.
6a8e19858f29fd97bc8706a98f6aa9b8_XL
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: