Kohët e fundit, Devon Gallagher bëri një udhëtim në të gjithë Evropën.

Ashtu si shumë udhëtarë të rinj, ajo dokumentoi pushimet e saj me anë të fotografive, por në një mënyrë tjetër.

Ndryshe nga të tjerët, fotografitë e saj janë unike, çdo emër i qytetit ku ka qenë, është shkruar në protezën që ajo mban në vend të njerës këmbë që për fat të keq nuk e ka, transmeton Klan Kosova.

Kur vajza në fjalë ishte fëmijë, kishte një sëmundje të kockave, dhe kjo gjë bëri që këmba e saj t’i pritej dhe tani ajo ka një këmbë protezë.

Megjithëse ky kusht ndonjëherë ia ka vështirësuar punët, ajo ka dhënë maksimumin, siç është e dukshme edhe në fotografitë e mëposhtme.

Për udhëtimin e saj të madh, ajo përdori ngjyra në këmbën e saj artificiale, duke e transformuar atë në një dërrasë dhe papritur duke e bërë atë shoqërim të përsosur për fotografi.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb