HOLANDË- Pas dy muajsh përpjekjesh të vështira, puna për formimin e koalicionit parashikuar mes Partisë Liberale (VVD) të kryeministrit në ikje, Mark Rutte, renditur në krye me 33 vende dhe tre formacioneve të tjera kanë dështuar. Negociatat për formimin e Qeverisë në Holandë kanë dështuar, ku që nga 15 marsi kur janë mbajtur zgjedhjet, partitë fituese nuk po arrin të sigurojnë shumicën e duhur, për formimin e qeverisë.
Me VVD, kristiandemokratët e CDA-së (19 vende) dhe progresistët D66 (19 vende) janë në kërkim të një partie të katërt dhe me shumë gjasa një parti e pestë për të marrë maxhorancën absolute në Dhomën e Ulët të Parlamentit, që numëron 150 vende. Pas një fundjave reflektimi, dhënë nga Edith Schippers, i cili u ngarkua me negociatat, sytë janë kthyer drejt Unionit Kristian (CU), Partia Socialiste dhe laburistët PvdA.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: