Dashi
Me Uranin kundër jush, mos flisni shumë në ambientin e punës, mos krijoni konfidenca. Mundohuni të mos tregoni se si ndiheni. Por mos u ndruani dhe thoni ato që ju thotë zemra me personin që keni në krah, edhe pse keni frikë se ai mund të mos ju kuptojë.
Demi
Hëna nuk ju favorizon shumë dhe për rrjedhojë humori i juaj do të ketë luhatje. Mos u mbyllni brenda vetes. Pranoni të flisni dhe besojuni të tjerëve. Për të arritur në një mirëkuptim më të madh, vëreni veten në vendin e partnerit dhe bëni më të mirën që mundeni.
Binjakët
Keni shumë pritshmëri ndaj një personi që ndoshta nuk do të tregohet në lartësinë e duhur. Do të ishte më mirë të përqendroni vëmendjen diku tjetër. Mos u bëni kokëfortë! Keni dëshirë të madhe të imponoheni në të gjitha rrethanat. Do të ishte mirë që edhe të mendoheshit pak për veprimet që ndërmerrni.
Gaforrja
Mund t’ju dalin gjëra të paparashikueshme. Për të shmangur tensionet, ndiqni atë që ju thotë zemra, edhe pse mund të interpretohet si një dobësi. Do të keni një ditë që priret drejt dembelizmit, por që nuk pajtohet me angazhimet tuaja të shumta.
Luani
Gjëra të reja dhe gëzime të vogla ju presin dhe do të ishte më mirë të fillonit të mësonit të përfitoni nga këto. Ndërgjegjësimi për atë që është me të vërtetë e rëndësishme do t’ju ndihmonte të kalonit disa zënka me personin e dashur.
Virgjëresha
Neptuni dhe Jupiteri miqësorë po bëjnë gjithçka nëse jeni beqarë për t’ju mundësuar kënaqësi në sektorin sentimental. Gjithçka shkon vaj. Bashkëveprimi i Venusit dhe Marsit është garanci si gjithmonë se gjërat do të zgjasin dhe do të jenë konkrete.
Peshorja
Dielli krijon marrëdhënie të mirë duke bashkëvepruar me Marsin dhe Venusin, që shumëfishon sharmin juaj. Do të harmonizoni idetë në një projekt konkret. Do të keni rezultate të mira në studime dhe në shkollë.
Akrepi
Disa kërkesa për pushtet në çift nuk funksionojnë. Hapni rrugë. Nëse do të jeni më mirënjohës, rezultatet nuk do të vonojnë të vijnë. Mos u merrni me gjëra që hanë diskutim, duke ruajtur qetësinë do ta kuptoni se e keni pasur gabim.
Shigjetari
Hëna jo shumë miqësore mund të krijojë konflikte rreth jush, duke vënë në rrezik qetësinë që mezi e keni arritur. Doni të hiqni nga shpatullat barrën e përgjegjësisë që nuk ju takon, por nuk do t’ia dilni aq thjeshtë.
Bricjapi
Nëse dita do të jetë e këndshme, duhet të falënderoni Hënën mike, që i buzëqesh Diellit. Në punë do të vlerësoheni siç e meritoni. Nëse do të vazhdoni të ecni me këmbë në tokë, do të shikoni se realiteti do të marrë një tjetër pamje.
Ujori
Me planetin e dashurisë në qiellin tuaj do të kërkoni mundësi dialogu dhe bashkëpunimi me personin e zemrës. Lidhja do të rezultojë më e forcuar. Falë Venusit që vazhdon t’ju mbrojë, nuk duhet të sforcoheni shumë për të qëndruar në formë.
Peshqit
Do të keni një përballje interesante me një familjar të ri, që do t’ju bëjë të rishikoni pozicionin e juaj përpara vendimeve të marra së fundmi. Do të provoni të gjeni zgjidhjen e një problemi, që po ju mundon prej kohësh dhe më në fund do ta gjeni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb