Dashi 21 Mars – 20 Prill
Nëse aspektet negative të Hënës në shenjë me Jupiterin dhe Plutonin ju bëjnë nervozë, aspektet pozitive me Mërkurin dhe Saturnin do nxisin vetëvlerësimin. Projektet tuaja janë të menduara mirë. Do tregoni vendosmërinë dhe këmbënguljen e duhur për t’i realizuar sa më shpejt.

Demi 21 Prill – 20 Maj
Nuk duhet të keni një qëndrim të palëkundur nëse dëshironi që partneri juaj të mbështesë idetë tuaja. Përkundrazi, një qëndrim i tillë mund të shkaktojë probleme në çift. Më në fund po vjen koha e pushimeve. Zgjidhni një udhëtim relaksues për t’u çlodhur nga lodhja e tepërt.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor
Falë Venusit që kalon në shenjën tuaj, do përjetoni momente të bukura dashurie. Do jeni në paqe me botën! Në punë duhet të luani kartat e duhura për të bindur eprorin për vlefshmërinë e propozimeve tuaja.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik
Dikush në familje tregohet kokëfortë në lidhje me një çështje të vjetër, sidoqoftë, përballja direkt në një situatë të tillë nuk është strategjia më e mirë. Dialogu dhe gjetja e një kompromisi janë mënyra e duhur. Përpiquni të shmangni debatet e kota në rrethin tuaj shoqëror.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht
Mërkuri përkëdhel Hënën te Dashi. Kërkoni këshilla për një problem nga një miku juaj i afërt. Nëse ndiheni të përfshirë, do ta keni më të lehtë të rikuperoni qetësinë tuaj. Do arrini të kapërceni disa pengesa të vogla për të gjetur zgjidhjen e shumë problemeve.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Në marrëdhënien me partnerin mund të mungojë një dialog i sinqertë dhe i thellë. Përfitoni nga pushimet verore për t’iu përkushtuar marrëdhënies ashtu si duhet. Reflektoni dhe në fund do kuptoni se i keni të gjitha mundësitë për të qenë të sigurt për potencialet tuaja.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Jupiteri në shenjë shqetëson Hënën te Dashi. Do bënit mirë të merrnit një ditë pushim dhe të mos mendonit për punën, e cila duke filluar nga nesër, do jetë e ngarkuar dhe stresuese. Kalojeni të dielën në relaks total për të rikuperuar harmoninë me veten tuaj.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Nëse duhet të niseni për pushime, me Marsin në shenjën tuaj do udhëtoni shpejt dhe të sigurt. Nëse tashmë jeni me pushime, organizoni diçka zbavitëse. Ekskursionet në mal ose sportet e ndryshme në ajër të pastër do jenë ideale për ju.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Saturni miqësor në shenjën tuaj me Hënën te Dashi ju bën të ndiheni mirë me të afërmit tuaj dhe të tregoni anën tuaj më të mirë me miqtë. Përkujdesja dhe dashuria që tregoni ndaj personave të afërt do ndihmojë gjendjen e tyre shpirtërore.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Plutoni në shenjë bashkohet me Hënën te Dashi duke ju bërë të tensionuar dhe impulsivë. Mbani nën kontroll fjalët dhe reagimet: rrezikoni të humbisni busullën e orientimit. Shmangni reagimet e forta ndaj partnerit tuaj: thjesht do rëndoni situatën.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Jupiteri në shenjën tuaj ndihmon në përmirësimin e situatës ku ndodheni dhe harmoninë në familje. Mos u fshihni pas justifikimeve të kota por mundohuni të gjeni zgjidhje për një problem në familje. Mundësi të mira në karrierë ose për të gjetur punë: tregohuni të gatshëm t’i shfrytëzoni si duhet.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Marsi në trekëndësh do t’i japë një shtytje energjike jetës suaj. Menaxhimi juaj i ekonomisë do shkaktojë probleme në të gjitha aspektet, por fatmirësisht do arrini t’i rikuperoni dëmet. Dëgjojini me besim opinionet e atyre që ju duan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb